Lajme

KFOR-i përforcohet me 41 ushtarë moldavë – për herë të parë pjesëmarrëse edhe tri gra

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 25 January 2024

41 pjesëtarë të Ushtrisë kombëtare të Moldavisë do të marrin pjesë në operacione paqeruajtëse në Kosovë për gjysmë viti.

Bëhet fjalë për shtatë inxhinierë, një oficer shtabi dhe 33 këmbësorë. Këtë vit, për herë të parë, katër gra do të marrin pjesë në misionin paqeruajtës. Ushtarakët do të nisen më 27 janar dhe sot u zhvillua ceremonia zyrtare.

Irina Chiosa është një nga katër gratë që do të vijnë në misionin paqeruajtës. E reja thotë se falë këtij misioni do të mund të zhvillohet profesionalisht. Në krah të saj në këtë ditë të rëndësishme ishte edhe nëna e saj.

-Advertisement-

“Këtë mision e kam ëndërruar shumë që kur kam ardhur në ushtri. Do të ruajmë bazën ku do të akomodohemi, do të kemi patrulla çdo javë”, thotë toger Chiosa.

“Jam shumë nervoze, para së gjithash, sepse për herë të parë shkojnë gratë (moldave, shën.red.) atje”, thotë Tatiana Chiosa, nëna e Irinas.

Mandati i kontingjentit moldav të KFOR-it në Kosovë do të zgjasë gjashtë muaj, ku do të kryejë misione sigurie dhe roje të objektivave ushtarake.

“Për këtë mision jemi përgatitur shumë intensivisht, praktikisht gjatë gjithë karrierës sime ushtarake dhe jam i sigurt se do të përballojmë të gjitha misionet”, tregon toger Octavian Babei.

“Në përgjithësi, trajnimi ushtarak për misionin special zgjat shumë më shumë se një muaj e gjysmë, ai zhvillohet si në poligonet e Republikës së Moldavisë ashtu edhe jashtë saj, veçanërisht në Gjermani”, tha Petru Tutunaru, komandant.

Ministri moldav i Mbrojtjes, Anatolie Nosatyi, pjesëmarrës në ceremoninë zyrtare, tha se Moldavia ka 10 vite që dërgon ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it për ruajtje të paqes dhe sigurisë.

“Gjatë 10 viteve të fundit, Moldavia, së bashku me 26 kombe të tjera në një kontingjent shumëkombësh prej pesë mijë vetash, ka ruajtur paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit”, tha ai.

Përfaqësuesit e misioneve diplomatike të akredituar në Kishinev inkurajuan ushtarakët dhe i uruan suksese.

“Mbështetja e vazhdueshme e Moldavisë për këtë iniciativë është pjesë e përpjekjes së 26 vendeve partnere dhe pasqyron vlerat tona të përbashkëta për një botë më paqësore”, theksoi ambasadori i ShBA-së në Moldavi, Kent Logsdon.

“Përvoja e konsoliduar e fituar në Kosovë është bërë shumë e dobishme për të lejuar Moldavinë të mbajë beretën blu të OKB-së dhe të marrë pjesë në mënyrë të përsosur në misionin në Liban”, vuri në dukje ambasadori italian, Lorenzo Tomassoni.

Kontingjenti i parë nga Moldavia u nis për në Kosovë më 8 mars 2014.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera