Lajme

KFOR-i njofton për përfundimin e një operacioni 24 orësh

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 23 October 2024

Ka përfunduar operacioni 24 orësh i kryer nga Batalioni ‘Kinetiq’ i Komandës Rajonale në Perëndim në kuadër të misionit të KFOR-it.

KFOR-i ka njoftuar se një togë kroate kreu një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi përgjatë vijës kufitare.

“Ka përfunduar operacioni 24 orësh i kryer nga Batalioni Kinetic i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR. Një togë kroate kreu një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi përgjatë vijës kufitare administrative (ABL)”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

-Advertisement-

Tutje KFOR-i tha se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera