Lajme

KFOR-i ndalon serbët që kontrabandonin mallra

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 30 November 2018

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar mbrëmjen e së enjtes në Zybin Potok nën dyshimin e kontrabandimit të mallrave.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës të dyshuarit janë ndaluar nga KFOR-i në fshatin Lucka Reka të Zubin Potokut, shkruan Gazeta inFokus.

Të dyshuarit në automjetin me targa serbe kishin mallra të ndryshëm pa dokumentacionin përkatës.

-Advertisement-

“Është raportuar se KFOR-i ka ndaluar një kombi me targa të Serbisë ku ishin dy të dyshuar serbë shtetas të Serbisë, të cilët kishin të ngarkuar mallra të ndryshëm pa dokumentacionin përkatës”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur gjithashtu se me vendim të prokurorit mallrat dhe kombi janë dërguar në terminal doganor, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera