KFOR-i konfirmon se ka nisur hetimet për gjuajtjet me armë në veri – Takime me të dy palët

Autori: Gazeta inFokus
11:54 | 26 December 2022
Të dielën në Zubin Potok afër një patrulle të KFOR-it pati të shtëna me armë zjarri nga persona të panjohur, ku nuk pati të lënduar e as dëme materiale.
Për Gazetën Infokus nga KFOR kanë konfirmuar se tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e të gjitha fakteve. Po ashtu është konfirmuar se janë planifikuar takime me palën kosovare dhe palën serbe për të shmangur cdo retorike që mund të ndikojë në përshkallëzim të situatës.
“KFOR-i po heton një incident indirekt zjarri më 25 dhjetor në afërsi të patrullës së KFOR-it të NATO-s. Incidenti me persona të panjohur të armatosur në zonën e Zubin Potokut. Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve. Duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, ka deklaruar për Infokus, zëdhënësi i misionit të KFOR në Kosovë.
Po ashtu në këtë deklaratë thuhet se KFOR-i pret që të gjithë akterët të përmbahen nga provokimet.
“Ne presim që të gjithë akterët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i nxisim të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut”, ka thënë zëdhënësi.
Derisa ka deklaruare edhe një herë se komandanti i misionit të KFOR në Kosovë e mbështet dialogun për uljen e tensioneve dhe arritjen e një zgjidhjeje dhe ka konfirmuar se do të vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre për të ofruar siguri.
“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO vazhdon të mbështesë dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës. Ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces. KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit. Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, thuhet në këtë përgjigje.
Kujtojmë se shpërthimet në veri të Kosovës kanë nisur tash e më shumë se 10 ditë. Shpërthimi i parë me granata dore, ndodhi në objektin e KQZ-së në Zubin Potok.
“Zubin Potok 06.12-2022 – 12:30. Raportohet se zyrtarët e KQZ-se kanë shkuar në zyrat e KQZ-së dhe pasi që kanë hyrë në brendësi të objektit janë dëgjuar shpërthime. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, kishin deklaruar nga Policia e Kosovës për këtë rast./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...