Lajme

​KFOR-i i përkushtuar për të mbështetur paqen

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 12 November 2022

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, është takuar me përfaqësuesin më të lartë të Kishës Katolike në Kosovë, peshkopin Dodë Gjergji.

Sipas KFOR-it, takimi ishte një mundësi për të nënvizuar rëndësinë e feve në promovimin e dialogut dhe konfrontimit të sinqertë ndërmjet qëndrimeve të ndryshme.

“KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si mandat i tij i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Bashkuar të vitit 1999”, thuhet nw njoftimin e KFOR.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera