KFOR-i i gatshëm për përballje me çdo lloj skenari gjatë zgjedhjeve në veri
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 31 March 2023
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se është i gatshëm për t’u përballur me çdo lloj skenari gjatë zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri të Kosovës.
Data për t’iu drejtuar kutive të votimit është 23 prilli, dhe megjithëse janë ngritur shqetësime se Lista Serbe, e cila nuk do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve, mund të shkaktojë tensione gjatë procesit zgjedhor, KFOR-i vlerëson se në këtë moment nuk ka indikatorë të problemeve të sigurisë në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, misioni ndërkombëtar i sigurisë thekson se po ruan nivelin e lartë të gatishmërisë për t’u përballur me çdo lloj skenari për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për të ruajtur lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës.
“Policia e Kosovës është autoriteti që ofron siguri gjatë zgjedhjeve. KFOR-i po monitoron situatën sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në këtë moment nuk ka indikatorë të rinj të problemeve të sigurisë në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, por KFOR-i ruan nivelin e lartë të gatishmërisë për t’u përballur me çdo lloj skenari për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për të ruajtur lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Gjatë ditës së djeshme, Klankosova.tv e ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës e cila po ashtu ka bërë të ditur se me kohë planifikon dhe ndërmerr masat e nevojshme policore konform urdhrit operativ, i cili parasheh të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, si dhe konform planifikimeve operacionale policore. Po ashtu edhe në rastet kur organizohen zgjedhje lokale apo qendrore, përfshirë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat në veri të vendit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente me kohë planifikon dhe ndërmerr masat e nevojshme policore konform urdhrit operativ, i cili parasheh të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë ende pa kryetarë për shkak të dorëheqjes që bënë serbët, pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se do të ketë shqiptim të gjobave për vozitësit e veturave me targa ilegale.
Zgjedhjet që ishin planifikuar të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të shkuar, u shtynë për shkak të tensioneve dhe barrikadave që kishin ngritur grupet kriminale në veri të dirigjuara nga Beogradi.
Tani kur ekziston një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila u arrit më 27 shkurt në Bruksel dhe më 18 mars në Ohër, duket se janë pjekur kushtet që më 23 prill, të mbahen zgjedhjet e lira në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...