Fokus

KFOR-i flet për gazetën inFokus për Koronavirusin – tregon si është gjendja në kampet e tyre

Autori: Halil Berisha 16:34 | 12 March 2020

Misioni i NATO-së në Kosovë, KFOR, në mesin e tyre ka personel me shtetësi të ndryshme, e të cilët vijnë edhe nga vendet e prekura me Koronavirus.

Megjithatë, asnjë personel i tyre nuk është i infektuar me Koronavirus.

Për Gazetën inFokus, Mario Renna, zëdhënës i Komandës së KFOR-it, ka deklaruar se misioni i tyre po ndërmerr hapat parandalues ndaj këtij virusi, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Nuk ka asnjë rast të personelit të KFOR-it të infektuar me COVID-19. KFOR ka ndërmarrë një numër masash parandaluese, duke u bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe po e vazhdon misionin rregullisht”, ka thënë Renna për gazetën inFokus.

Në Kosovë ende nuk ka raste të konfirmuara, megjithatë Qeveria e vendit ka ndërmarrë një sërë masash për parandalim, një ndër to është edhe fluturimet në disa vende të prekura nëpër Evropë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera