Lajme

KFOR-i dhuron strehimore të përkohshme që ndihmojnë testimin Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 24 October 2020

Misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë dhuroi dy kontejnerë në hapësirat shëndetësore të vendosura në Graçanicë dhe Llapnasellë.

Të dy strukturat do të shërbejnë si strehimore të përkohshme për laboratorët e testimit per Covid-19.

Dorëzimi u krye nga njësitë logjistike të KFOR-it Irlandez dhe Austriak, në bashkëpunim me Koordinatorin per Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në kuadër të iniciativave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

-Advertisement-

KFOR vazhdimisht mbështet përgjigjen lokale ndaj Covid-19 përmes shpërndarjes së pajisjeve për të gjitha komunitetet dhe përmes lehtësimit të projekteve të ndihmës nga NATO dhe kombet partnere.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera