Lajme

KFOR-i bartë tanke dhe automjete, a janë nisur për në Veri?

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 26 April 2022

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më herët është parë duke bartur tanke dhe automjete të tjera përmes kamionëve transportues.

Ata kanë parakaluar në lagjen Arbëria, ndërsa nuk dihet nëse janë nisur drejt Veriut të vendit, aty ku policia u sulmua sot për të pestën herë me radhë brenda disa ditësh.

Indeksonline ka tentuar të kontaktojë zëdhënësen e KFOR-it, mirëpo kjo e fundit nuk është përgjigjur akoma.

-Advertisement-

Ndërkohë, policia kufitare dhe Njësia Speciale kanë shtuar patrullimin, sidomos përgjatë magjistralës Mitrovicë-Bërnjak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera