Lajme

KFOR-i amerikan shfaq fuqinë, publikon helikopterin luftarak nga veriu

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 20 May 2020

Misioni i NATO-së në Kosovë, KFOR, ka publikuar një fotografi nga veriu.

Aty shihen ushtarë të KFOR-it teksa hynë në një helikopter luftarak, shkruan gazeta inFokus.

“Ushtarët amerikan të KFOR-it, Komandës Regjionale Lindore përgatiten që të hipin në një helikopter UH-60 Blackhawk në rajonin verior të Kosovës. KFOR, operacioni i udhëhequr nga NATO, mbetet një forcë e kredibile, e besueshme dhe e aftë për të kryer misionin e tij për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në shkrimin e KFOR./Gazeta inFokus/

 

Të tjera