Lajme

KFOR flet për situaten në veri

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 29 September 2018

Pas vizites së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Ujman, Forcat Paqeruajtëse në Kosovë, KFOR ka folur në lidhje me zhvillimet në Zubin Potok.

Sipas KFOR-it afër liqenit të Gazivodes kanë qënë të pranishme Policia e Kosovës të cilët kanë pasur si detyrë ruajtjen e Thaçit, shkruan Gazeta inFokus.

“KFOR thërret për qetësi pas raportimeve kontradiktore për rajonin e liqenit të Gazivodës. Prezenca e mëhershme e Policisë së Kosovës në zonën e Gazivodës është konfirmuar. Ka pasur personel të policisë në detyrë të ruajtjes të z.Thaçi që po vizitonte zonën e Zubin Potokut. KFOR po shikon në prezencën e raportuar të njësitit special (ROSU). Për më tepër KFOR po vazhdon të monitorojë situatën me patrolla dhe helikopterë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

-Advertisement-

Ndryshe pas kësaj vizite që e ka bërë Thaçi në Ujman, ai me pas i është drejtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera