Lajme

KFOR dhe ushtria e Serbisë patrullojnë në mënyrë të sinkronizuar në të dyja anët e kufirit në afërsi të Podujevës

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 26 September 2024

KFOR’i ka njoftuar se pjesëtarët e saj nga Polonia kanë kryer stërvitje të sinkronizuar me Forcat e Armatosura të Serbisë në kufirin Kosovë-Serbi, afër komunës së Podujevës.

KFOR’i këtë e quan një përpjekje për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetin në rajon.

“Ushtarët polakë të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura Serbe, përgjatë  kufirit afër komunës së Podujevës”.

-Advertisement-

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e KFOR’it. /Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera