Sport

KF Llapi nesër udhëton drejt Shqipërisë, aranzhon miqësoren e parë

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 16 January 2020

Ekspedita e KF Llapit nesër në mëngjes do marrë rrugë drejt Shqipërisë, ku do akomodohet në hotelin më kualitativ dhe me kushte të favorshme “Hotel Bonita” në Durrës, kurse stërvitjet do i mbaj në kompleksin e Tropikal Resort i cili posedon dy fusha dhe ndodhet në të njëjtin qytet, njofton Llapi.

Skuadra menjëherë pas akomodimit në hotel, do mbaj stërvitjen e pasdites, kurse të shtunën do luaj ndaj KF Egnatia e cila garon në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.

Ndeshja e së shtunës do jetë një test i mirë për të parë gjendjen momentale të ekipit, formën dhe aplikimin e skemave të lojës.

-Advertisement-

KF Llapi do stërvitet nga dy herë në ditë, kurse për ndeshjet tjera kontrolluese do ju njoftojmë me kohë, shkruajnë llapjanët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera