Sport

KF Dukagjini nga Klina në përkrahje të Agim Ademit si president i FFK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 27 November 2019

Klubi i futbollit të Klinës, KF Dukagjini ka njoftuar publikisht se është në përkrahje të presidentit aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, shkruan gazeta inFokus.

Përmes një komunikate, klubi klinas ka treguar që mbështet fuqishëm Agim Ademin, si president aktual i FFK-së, duke e cilësuar Ademin si njeriu adekuat për ta udhëhequr këtë institucion.

“Prandaj duke parë që ditët e fundit janë ngritur zëra dhe po punohet në çdo formë të shkarkohet z Agim Ademi nga kreu i Federatës, ne si klub jemi kundër një fushate të tillë denigruese, sepse ne e duam një federatë funksionale, e duam një kombëtare që çdo ditë po na bënë krenarë me sukseset e saja e me këtë i duam njerëzit që punojnë dhe japin çdo gjë nga vetja siç është rasti i z. Ademi”, thuhet nga kryesia e KF Dukagjinit.

-Advertisement-

Sipas tyre, janë të kota përpjekjet e caktuara klanore ta ndalin suksesin e punës së Agim Ademit. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera