Lajme

Kezharovski: Dua të lirohem nga ndjenja e frikës së vazhdueshme

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 15 August 2017

‘Do të mundohem të çlirohem nga ndjenja e frikës së vazhdueshme’, tha gazetari Tomisllav Kezharovski pas arritjes në Hamburg, Gjermani si i ftuar i Fondacionit për persona përndjekur politik – Hamburg, përcjell Telegrafi Maqedoni, duke shtuar se për arritjen e tij kanë shkruar edhe disa media gjermane.

Në shkrimin e ‘Focus online’ thuhet se e tërë vuajtja e Kezharovskit fillon më 28 maj të vitit 2013 kur arrestohet bazuar në dëshmi të rrejshme. Edhe pse ai para gjykatësve dëshmoi pafajsinë e tij, se akuzat janë të pa baza, ai përsëri u dënua me 4 vjet burg, të cilët pas 5 muaj në burg u ndërruan në burgim shtëpie. Më pas gjykata e Apelit e përgjysmoi dënimin, por qeveria veçmë kishte arritur qëllimin e vet, kishte ndërprerë një hulumtim të këtij gazetari, jo të këndshëm për udhëheqësit. ‘Rasti Kezharovski tregon politikën jo demokratike dhe represive të regjimit të Gruevskit. Edhe pas ndërrimit të Qeverisë, përkrahësit e tij mbeten në qëndrimet e tyre të mëparshme’. thuhet në shkrimin e ‘Focus online’.

Fondacioni i Hamburgut për persona të përndjekur politik është themeluar në vitin 1986 dhe jep përkrahje për persona që janë ndodhur në situata të vështira për shkak të shprehjeve të tyre publike për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut. Gjatë 30 viteve të ekzistimit të tij, ky fondacion është bërë strehim për më shumë se 130 gazetarë, shkrimtarë, piktorë, fotografë, avokatë dhe luftëtarë për të drejtat e njeriut.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera