Sport

Kevin de Bruyne lë pas Thierry Henryn me asistime

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 13 January 2021

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, ka arritur të dhuroj asistimin e tij 75-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Manchester City po luan aktualisht me Brightonin, në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë.

‘Qytetarët’ kanë shkuar në pushim pas pjesës së parë në epërsi prej një gole, të shënuar nga Foden në minutën e 44-të, pas një asistimi nga De Bruyne.

-Advertisement-

Ky ishte asistimi i 75-të i mesfushorit belg në elitën e futbollit anglez, duke lënë kështu pas ish futbollistin, Thierry Henry.

Tashmë, anëtari i Cityt është futbollisti me më së shumti asistime në PL./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera