Lajme

Këtyre moshave u takojnë 8 viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 07 February 2022

8 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se 4 viktima, 2 burra dhe 2 gra janë të moshës 60-69 vjeçare dhe janë nga komuna e Prishtinës, Kllokotit, Obiliqit dhe Mitrovicës.

-Advertisement-

Një viktimë është e moshës 70-79 vjeçare nga komuna e Obiliqit, ndërsa 3 viktima, 2 gra dhe 1 burrë janë mbi 80 vjeç dhe janë nga komuna e Klinës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 754 raste të reja me COVID-19.

3 mijë e 900 persona janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera