Lajme

Këtyre moshave iu takojnë tre viktimat nga Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 31 January 2022

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, brenda 24 orëve si pasojë e infektimit me COVID-19, kanë vdekur tre persona, shkruan Gazeta Infokus.

Viktimat janë të gjinisë mashkullore ku njëri i takon grup moshës 30-39 vjeç dhe është nga komuna e Gjakovës, tjetra viktimë është i grup moshës 70-79 vjeç dhe është nga komuna e Shtimes, si dhe viktima e tretë është mbi 80 vjeç dhe është nga komuna e Gjilanit.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar një mijë e 593 raste të reja.

-Advertisement-

Derisa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 34.208./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera