Lajme

Këtyre moshave iu takojnë katër viktimat nga Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 12 February 2022

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, brenda 24 orëve si pasojë e infektimit me COVID-19, kanë vdekur katër persona, shkruan Gazeta Infokus.

Viktimat janë të tre të gjinisë mashkullore dhe një të gjinisë femërore.

Dy prej gjinisë mashkullore janë të moshës 70-79 vjeçare, dhe njëri është nga komuna e Fushë Kosovës ndërsa tjetri nga Podujeva, ndërsa viktima e tretë e gjinisë mashkullore i takon grupmoshës 60-69 vjeçare dhe është nga komuna e Prishtinës.

-Advertisement-

Ndërsa viktima e katërt e cila është nga gjinia femërore i takon grupmoshës 70-79 vjeçare dhe është nga komuna e Graçanicës.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 643 raste të reja.

Derisa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 14.639./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera