Lajme

Këtyre moshave iu takojnë gjashtë viktimat nga Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 01 February 2022

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, brenda 24 orëve si pasojë e infektimit me COVID-19, kanë vdekur gjashtë persona, shkruan Gazeta Infokus.

Katër prej tyre janë të gjinisë mashkullore ndërsa dy viktima të tjera janë të gjinisë femërore.

Dy viktima meshkuj i takojnë grupmoshës 70-79 vjeçare dhe njëri është nga komuna e Prishtinës dhe tjetri nga komuna e Mitrovicës.

-Advertisement-

Ndërsa, dy viktimat tjera të gjinisë mashkullore i takojnë grupmoshës 60-69 vjeçare, dhe njëri është nga komuna e Prishtinës ndërsa tjetri nga komuna e Gjakovës.

Ndërkaq, njëra viktimë e gjinisë femërore i takon grupmoshës mbi 80 vjeç dhe është nga komuna e Vushtrrisë ndërsa viktima tjetër i takon grupmoshës 70-79 vjeçare dhe është nga komuna e Prishtinës.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 2 mijë e 033 raste të reja.

Derisa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 32.906./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera