Rozë

“Këtu në kufi…”, Alvisa zbulon se çka i tha Polici i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 16 December 2021

Alvisa dhe Bashkimi kanë zhvilluar takimin e tyre në shtëpinë e Bashkimit në Mitrovicë.

Alvisa ka treguar edhe se si i ka shkuar udhëtimi deri në Mitrovicë.

Ajo ka treguar se në kufi, polici i pikës kufitare e ka njohur dhe duke qenë se kishte dëgjuar paska për historinë e saj, i ka shprehur përkrahjen e tij.

-Advertisement-

“Kosova i ka njerëzit shumë të sjellshëm dhe më ka mirëpritur maksimalisht që në kufi e deri në Mitrovicë. Është një gjë që e prisja, por jo aq tepër. Jam ndjerë shumë mirë, shumë rehat. Që kur hyra në kufi ishte ai polici i parë fare te dogana dhe kishte dëgjuar pak a shumë për historinë time dhe më tha që më ke përkrahje, ishte edhe si batutë: ‘Këtu në kufi do lejoj unë kush do hyjë dhe kush nuk do hyjë’. Pastaj njerëzit ndalonin të bënin komplimente”, tha Alvisa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera