Lajme

Këtu mund ta gjeni listën me emrin tuaj, ju që jetoni jashtë Kosovës (Lista)

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 29 Maj 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dielën listat e votuesve jashtë Kosovës.

Në këtë listë shihet se votuesit nuk janë vetëm shqiptarët që kanë shtetësinë e Kosovës dhe dëshirojnë të votojnë jashtë vendit, por edhe qytetarë të nacionalitetit serb.

Ja lista, kliko KËTU

-Advertisement-

Në total numri i tyre rezulton të jetë 14.808 persona. Menjëherë pas publikimit të listës së votuesve jashtë vendit kanë filluar edhe ankesat dhe reagimet për mosgjetje të emrit në listë. Shumë aplikues nuk e kishin gjetur emrin në listë dhe nuk kishin marrë e-mail refuzues, gjë që u ka shkaktuar konfuzion. I tillë ka qenë edhe një bashkatdhetar.

Duke përmendur se në zgjedhjet e vitit 2010 ka votuar pa problem në Kosovë, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2014 ka votuar pa problem nga jashtë Kosovës, ai është ndalur te zgjedhjet e 11 qershorit. Sipas asaj që ka shkruar në rrjetin social, ky qytetar ka plotësuar formularët për t’u regjistruar si votues, i ka dërguar me e-mail, por nuk i ka shkuar asnjë konfirmim.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy