Lajme

“Këto vite që nga rënia e Enverit kanë qenë goxha të rënda për ne” – Axha i Enver Zymberit flet në 13 vjetorin e rënies së policit hero

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 26 July 2024

Në 13 vjetorin e rënies, familja e heroit Enver Zymberi, ka hapur dyert për të pritur për ngushëllime.

Për mediat e pranishme, ka folur axha i Enverit, Muhamet Zymberi.

Vitet që nga rënia e nipit të tij, Muhameti i ka përshkruar si shumë të rënda.

-Advertisement-

“Këto vite nga rënia e Enverit kanë qenë goxha të rënda por megjithatë është dashur me i përballuar se është një vlerë sublime jo vetëm për familjen por për fshatin, komunën e për krejt shtetin. Ka progres nuk mund të themi që nuk ka por do të vijë koha kur çdo gjë do të jetë në vendin e duhur”, u shpreh Zymberi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera