Lajme

Këto vendime i mori sot Qeveria në mbledhjen e saj

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 29 January 2020

Mbledhaj e Qeverisë, këtë të mërkurë, nisi më ndryshe se herave tjera.

Ajo filloi me një minutë heshtje, shkruan gazeta inFokus.

Kjo në nderim për Sami Thaçin, pjesëtarin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, i cili u vra nga një shpërthim gjatë një aksioni anti-drogë.

-Advertisement-

E për të u ndanë 15 mijë euro.

“Po sot, me vendim unanim kabineti qeveritar ka miratuar disa vendime, prej të cilave miratimin ka marrë edhe vendimi për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë dhe nga 10 mijë euro për policët e plagosur”, ka shkruar Ramush Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa, u vendos edhe për shtesë 300 euro si pension mujor për familjet e zyrtarëve të rënë në detyrë, shkruan gazeta inFokus.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare si shtesë e pensionit familjar për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës sipas Ligjit të Policisë. Shuma prej 300 eurove do të ndahet si shtesë e pensionit në bazë mujore, për familjarët e zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës”.

Vendim pati edhe për mbështetje financiare për Komunën e Bujanocit.

“Po sot, Qeveria ka ndarë mjete në vlerë prej 50 mijë euro në mbështetje të Komunës së Bujanocit për realizim të Projektit “Aftësimi profesional i të rinjve në këtë Komun që do të krijojë hapësirë dhe kushte për punësimin e të rinjve dhe parandalimin e migrimit të tyre”.

Ndërsa, pati edhe vendim për sanksionimin e shkelësjve të të drejtave të njeriut.

“Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, është aprovuar “Akti Global për të Drejtat e Njeriut Magnitsky”, i cili sanksionon të gjithë shkelësit e të drejtave të njeriut kudo në botë”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera