Shëndetësi

Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni me ilaçet

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 14 October 2018

Disa ushqime mund të ndalojnë efektin e ilaçeve, ose në rastin më të keq mund të kenë efekte anësore të rrezikshme.

Dr Aisling Hillick, ka treguar për “Mirror” se cilat janë këto ushqime.

Bananet

-Advertisement-

Bananet duhet t’i shmangni nëse merrni ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut. Përzier me këto barna, bananet mund të shkaktojnë nivele të larta të kaliumit.

Limoni jeshil

Nëse jeni duke marrë ilaçe për kollë, atëherë mos hani limona jeshilë dhe portokall, sepse mund të keni efekte anësore si halucinacione apo përgjumje.

Alkooli

Shmangni alkoolin nëse jeni duke marrë ilaçe diabeti ose qetësues. Këto ilaçe shpesh kanë një paralajmërim për të shmangur alkoolin.

Kjo për shkak se alkooli ushtron presion mbi mëlçinë tuaj, duke rritur rrezikun e dëmtimit të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera