Sport

Këto televizione kosovare e transmetojnë drejtpërdrejt ndeshjen mes Kosovës dhe Gjeorgjisë

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 12 October 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte e luan ndeshjen e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ e presin Gjeorgjinë, në takimin e vlefshëm për xhiron e shtatë në Grupin B.

Ballafaqimi mes kosovarëve dhe gjeorgjianëve nisë nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

-Advertisement-

Kjo përballje do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe në Super Sport Kosova (SSK)./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera