Sport

Këto televizione e transmetojnë drejtpërdrejtë ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Moldavisë

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 18 November 2020

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Moldavisë do të përballen sonte, në kuadër të xhiros së fundit të grupit të tretë të Ligës C të Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja nisë nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinës.

Ky ballafaqim do të transmetohet drejtpërdrejtë në Super Sport Kosova dhe RTK.

-Advertisement-

‘Dardanët’ në rast fitoreje ose barazimi do të qëndronin në Ligën C, kurse moldavët duhet vetëm të triumfojnë ndaj kosovarëve për të mos ren në Ligën D.

Sfida e parë e luajtur në Parma të Italisë kishte përfunduar me rezultat 1-1./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera