Sport

Këto skuadra janë rivale të Prishtinës në garën për titull sipas Zekrija Ramadanit

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 25 January 2021

Trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, ka folur për garën për titull kampion, shkruan Gazeta inFokus.

Ramadani ka thënë se ka shumë skuadra që luftojnë për titull, por rivalët kryesor janë Drita dhe Ballkani.

“Unë do ta kisha hequr vetëm Besën dhe këto dy skuadrat që janë nga fundi, tjerat janë të gjitha rivale direkte, rivale të forta, por Drita është në vendin e parë, 9-të pikë ka diferencë prej neve, Ballkani është ne vendin e dytë, mos të harrojmë Gjilanin, Feronikelin, Llapin, të gjitha skuadrat janë të forta, por patjetër që ato që janë sipër nesh janë më afër titullit”, tha Zekrija Ramadani për Sportin në Kanal 10.

-Advertisement-

Prishtina e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e tretë me 32 pikë, 9-të me pak se Drita që kryeson dhe 6-të me pak se Ballkani që renditet i dyti./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera