Sport

Këto skuadra janë favorite për të kaluar në finale të Kupës së Kosovës sipas Ardian Llumnicës

Autori: Erion Maliqaj 14:09 | 31 May 2020

Prishtina – Drenica dhe Ballkani – Feronikeli janë skuadrat që do të luajnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Trajneri dhe analisti i njohur, Ardian Llumnica për Gazetën inFokus ka thënë se skuadrat nuk kanë përgatitjet e duhura.

“Profesionalisht nuk mund të cilësohet si përgatitje e duhur, sepse pauza ka qenë e gjatë e koha për stërvitje shumë shkurtër, por meqenëse futbollistët kanë punuar edhe me programe personale gjatë pandemisë atëherë besoj që trajnerët brenda këtyre limiteve kanë bërë përpjekje maksimale për përgatitje. Besoj që skuadrat do të punojnë shumë që të përgatiten taktikisht dhe këtu të gjejnë armën e tyre për arritje të fitores eventuale”.

-Advertisement-

Llumnica e sheh Prishtinën favorite ndaj Drenicës, por thotë se skuadra nga Skenderaj mund të sjellë befasi.

“Natyrisht që Prishtina është favorite, madje absolute, si për nga cilësia ashtu edhe për nga tereni vendas, por mos ta harrojmë një fakt që Prishtina ka punë me një skuadër që ka ditë të na sjell befasi dhe në një kompeticion siç është Kupa që poashtu sjellë shumë befasi”.

Ish-trajnerin i shumë skuadrave kosovare edhe pse thotë se ndeshja Ballkani – Feronikeli është e baraspeshuar, mendon që Nikli do të ja jap Ballkanin goditjen e parë pas pandemisë.

“Ballkani – Feronikeli është ndeshje e baraspeshuar 50/50 i themi në zhargonin futbollistik. Te dy skuadrat janë cilësore. Ballkani me një lojë të mirë për sy, por edhe konkrete në rezultate përballë Niklit që me trajnerin Toverlani me padurim dëshiron me ja dhënë goditjen e parë pas pandemisë Ballkanit. Mendoj qe do ta shohim një Nikel me të ashpër dhe me konkret me Toverlanin”.

Për fund Lluminca parashikon një finale, Prishtina – Feronikeli.

“Me kthimin pas pandemisë nuk kemi një pasqyrë të saktë për skuadrat, mbetet ti shohim ndeshjet e para dhe të bëjmë një parashikim me të saktë, por nga ajo që thash me lart mund të duket që parashikova një finale, Prishtina – Feronikeli”, përfundoi Ardian Llumnica.

Prishtina – Drenica zhvillohet të martën në ora 18:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, ndërsa Ballkani – Feronikeli luhet të mërkurën nga ora 16:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera