Shëndetësi

Këto simptoma gjatë periodave tregojnë se jeni 33% më të rrezikuara nga vdekja e hershme

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 16 October 2019

Cikli i çrregullt ose shumë i gjatë, mund të jetë shenjë e vdekjes së hershme, kjo sipas një studimi të fundit, shkruan Dailymail.

Hulumtuesit në eksperimentin e bërë me 90.000 gra, kanë zbuluar lidhjen në mes të kohëzgjatjes së ciklit menstrual dhe vdekjes së hershme. Sipas këtij studimi, gratë të cilat kanë një cikël menstrual të gjatë dhe të mundimshëm, janë më të rrezikuara nga vdekja.

Doktorët besojnë se kjo ndodhë për shkak se femrat që përjetojnë këto simptoma gjatë periodave, kanë probleme më të mëdha shëndetësore.

-Advertisement-

Sindroma policistike, që është shkaktari numër një i ciklit të parregullt, besohet se është i shkaktuar nga rezistenca e insulinës.

Sipas ekspertëve, periodat duhet të vijnë në kohë të njëjtë, si dhe ato duhet të zgjasin përafërsisht 5 ditë. Në studimin e fundit, hulumtuesit kanë studiuar 93.775 femra, të lindura në mes të viteve 1991 dhe 2013.

Pjesëmarrëset e këtij studimi kanë përshkruar historinë e ciklit menstrual, kohëzgjatjen dhe simptoma që i kanë përjetuar gjatë kësaj periudhe. Në të dhënat e grumbulluara, ata kanë parë se gjatë këtyre viteve, ishin regjistruar 1.679 vdekje, shumica prej të cilave nga kanceri. Sipas shkencëtarëve, këto vdekje ishin të lidhura me parregullsinë dhe kohëzgjatjen e ciklit menstrual.

Shkencëtarët që e kanë kryer këtë studim, kanë thënë se këto femra, që përballen me probleme të tilla zakonisht janë më të prira të përballen me inflamacion të pelvikut, endometriozë, kancer dhe sindromë policistike të ovariumeve.

Gjetjen u prezantuan në Kongresin e Shkencës në Filadelfia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera