Lajme

Këto shtete mbajnë rekordin e të infektuarve me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 15 October 2020

Në Koroaci dhe Slloveni po vazhdon të regjistrohen rekorde të rasteve me koronavirus. Kroacia të enjten ka raportuar për 793 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën e rasteve aktive në 26.

Gjithashtu ka njoftuar se 4 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e Covid-19. Në Slloveni ndërkohë janë regjistruar 745 raste me koronavirus në 24 orët e fundit. Është dita e dytë me radhë që janë regjistruar mbi 700 raste për 24 orë, shkruan agjencia Reuters.

Rekord ditor i rasteve është regjistruar edhe në Austri. Austria ka raportuar për 1552 raste të reja me koronavirus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera