Lajme

Këto shkolla injoruan vendimin e SBASHK-ut, nuk po mbajnë grevë

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 13 December 2019

Vendimi i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, nuk është duke u përkrahur nga të gjithë mësimdhënësit në Kosovë.

Edhe pse kjo sindikatë kishte marrë vendim që në të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë të mbahet grevë dy orëshe, një gjë e tillë nuk është duke u bërë në disa shkolla.

Disa shkolla kanë vendosur të bojkotojnë këtë vendim të SBASHK-ut, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Shkolla “Faik Konica” dhe “Hasan Prishtina” në kryeqytet, shkolla “Mixhen” dhe “Petro Nino Luarasi” në Malishevë, si dhe shkolla “Fazli Grajqevci” në Obiliq, janë duke zhvilluar procesin e mësimit normalisht.

Si duket për këto shkolla me primare është që nxënësit të vazhdojnë normalisht procesin mësimore, se sa të bojkotojnë mësimi vetëm për interesat e tyre.

Mos përkrahjen e vendimit të SBASHK-ut, e ka pranuar edhe vetë kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari, për Gazetën inFokus.

Por sipas tij kjo është një përqindje e vogël pasi që pjesa me e madhe janë duke mbeshtëtur grevën dy orëshe.

“Mund të themi ne raportin paraprak edhe pse si kemi ktry te gjitha komunat, mbi 95% e institucioneve arsimore e kanë respektuar vendimin e SBASHK-ut. Tani për tani nga 1 mijë e 100 institucione arsimore nuk kanë qenë në grevë këto shkolla, bëhet fjalë për nivelin nga 1- 5 në Malishevë për shkollën “Mixheni” në Lubizhdë, dhe “Petro Nino Luarasi” në Llapqevë, ndërsa në Obilq kemi një rastin e shkollës “Fazli Grajqevci” në Hate, dhe kemi tash për tash të verifikuar në Prishtinë, shkollën “Faik Konca” dhe Hasan Prishitna”, ka thënë Jashari për Gazetën inFokus.

Kujtojmë që me pezullimin e Ligjit për Paga, deri në mars të viti 2020 kanë filluar greva dy oreshe në çerdhe, shkolla si dhe në unversitete./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera