Lifestyle

Këto shenja tregojnë se po i pëlqeni një mashkulli

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 02 October 2017

Për ta kuptuar se çfarë mendon një mashkull për ju, nuk keni nevojë që ta pyetni direkt atë ose të tentoni t’ia qëlloni.

Gjestet e tij fizike mund të zbulojnë shumë rreth qëllimeve të tyre të vërteta. Gazeta Express më poshtë ju transmeton gjestet më të zakonshme të meshkujve, të cilat tregojnë se ai ndjen diçka për ju.

Ai prekë flokët e tij

-Advertisement-

      Në këtë mënyrë, meshkujt tentojnë t’i japin vetes vetëbesim. Kur shohim një person tërheqës, ne instinktivisht provojmë gjëra të tilla si prekja e flokëve. Kjo ndodh edhe tek femrat.

I vendosë duart afër belit të tij
      Nëse një mashkull i mban duart afër ijëve të tij – duke i vendosur ato në xhep ose duke i mbajtur në bel – kjo është një shenjë e qartë se ai po dëshiron të demonstrojë fuqi. Ideja e njëjtë është edhe kur një mashkull që rri ulur i hapë këmbët e tij, transmeton Gazeta Express.

Kur jeni në grup, kthehet gjithmonë nga ju kur është duke folur
      Në situata sociale, ne shpesh kthehemi me trup nga personi i cili na duket më tërheqës. I kushtojmë rëndësi edhe këmbëve. Shumë njerëz nuk e vërejnë se janë drejtuar drejt fytyrës së personit që ju pëlqen, por është shumë e qartë kur ndodh.

Kopjon qëndrimin tuaj
      Shikojeni nëse një mashkull të paktën “kopjon” pozën të cilën e keni marrë. Kjo tregon se ai është duke u përpjekur t’ju kuptojë dhe të gjejë diçka të përbashkët me ju, dhe kjo definitivisht reflektohet në gjuhën e tij të trupit.

Sjellja e tij bëhet më e ngazëllyer
      Nëse i pëlqeni një mashkulli, shprehja në fytyrën e tij do të jetë miqësore dhe e hapur. Ai do të jetë i sjellshëm dhe do të duket i mahnitur – dhe nëse është nervoz, do të skuqet.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera