Lifestyle

Këto shenja tregojnë se partneri juaj po ju tradhëton

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 01 June 2020

Një ish-eskortë e quajtur Samantha X, ka treguar për News.om.au disa nga shenjat që tregojnë se partneri juaj po ju tradhëton. Sipas saj edhe gjatë bllokimit nga koronavirusi, apo edhe pse të zënë me punë përsëri ata mund të tradhëtojnë, do e gjejnë një mundësi.

“Burrat mashtrojnë edhe gjatë mbylljes së koronavirusit. Ata do të gjejnë një mënyrë. Nuk ka rëndësi se sa i zënë është apo punon gjithë ditën. Ata mund t’ju tradhëtojnë edhe nëse janë rrugës duke ardhur për në shtëpi, i duhet vetëm 10 minuta, jo më shumë”.

Samantha tha se një surprizë e madhe për ju mund të jetë nëse partneri vjen në shtëpi me flokë të lagur ose me një pamje ndryshe kur doli nga shtëpia. Kjo do të thotë se ata kanë bërë dush, ose diçka ndryshe.

-Advertisement-

Nje dyshim i madh duhet t’ju lindë nëse partneri juaj vrapon drejt e në dush, kjo ju shton dyshimet pse kanë kaq shumë dëshirë të bëjë dush sa hap derën e shtëpise.

Ajo gjithashtu tha se një ndryshim në sjelljen e tyre apo janë paragjykues mbi fenomenin “mashtrim”, kjo mund të jetë një sinjal jo i këndshëm.

“Kur thonë se e kanë inat mashtrimin, ose bëhen papritur si të shenjtë dhe të ndershëm, kjo është një shenjë se ata po mashtrojnë dhe tradhëtojnë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera