Lajme

Këto qytete të Kosovës janë plot me ar e argjend

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 19 January 2020

Shteti i Kosovës, ani se me qytetarë të varfër është i njohur me pasuri që i ëndërrojnë edhe shtetet më të pasura.

Kjo sidomos me ar e argjend, shkrua ngazeta inFokus.

E kjo edhe mund të jetë një prej arsyeve që përgjatë historisë ishte thuajse gjithmonë nën pushtimin e shteteve të tjera.

-Advertisement-

Në Strategjinë minerare thuhet se ari paraqitet edh ei pastur në depozitime aluviale të lumenjëve, mirëpo që deri më tash ari e argjendi janë nxjerrë veç nga xehet e zinkut e plumbit, shkruan gazeta inFokus.

Të dhënat në këtë strategji bazohen në hulumtime të pakta që janë realizuar në territorin e Artanës, Junikut, lumin Tërnavë, Dragash, në agfërsi të Prekocit, Gllamë e lindje të Koretishit.

Miniera e Artanës është më e pasura sa i përket arit, shkruan gazeta inFokus.

Aty llogaritet se ka resurse të arit deri në 2 mijë e 800kg.

“Ari i cili është i lidhur me mineralizimet dhe vendburimet e plumb-zinkut, në nivelin e matshëm paraqitet në minierën e Artanës, ku përmbajtja e arit është më e madhe dhe kjo minierë njihet si vendburimi me përbërjen më të lartë të arit në Kosovë. Resurset e arit në minierën e Artanës vlerësohen të jenë 2,700 kg”, thuhet në Strategjinë minerare të Kosovës.

Tutje në këtë strategji janë të dhëna për përmbajtjen e arit në secilin ton të eksploatuar, sikur përshmebull në Stantërg vlerësohet se përmbajtja e arit në një ton është veç 0.6 gram.

“Sipas vendburimeve, vlerësohen këto përmbajtje të arit: Stantërg: 0.6 g/t, Bellobërdë: 0.7 g/t, Cërnac: 1.0 g/t, Hajvali: 0.5 g/t, Kizhnicë: 1.1 g/t, Badovc: 0.25 g/t, Artanë: 1.6 g/t, Crepulë: 0.13 g/t”, thuhet tutje në Strategjinë minerare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera