Lajme

Këto produkte priten të kenë çmim tavan, ministrja Hajdari prezanton projektligjin

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 20 October 2022

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka prezantuar në Kuvend masat e përkohshme për produktet në treg.

Sipas saj, ky projektligj që pritet të hidhet në kuvend duhet të zbatohet nga autoritetet dhe operatorët ekonomikë.

Ajo gjatë seancës plenare tha se një ligj është aprovuar edhe në disa vende në rajon, ka për qëllim eliminimin e efektit të rritjes së çmimeve, kryesisht të produkteve në treg.

-Advertisement-

“Drithërat, mielli, buka, orizi, pastat, gruri, vaji ushqimor, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie”, janë produktet që pritet t’u vendoset çmimi tavan, nëse aprovohet ky projektligj në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hajdari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera