Lifestyle

Këto probleme vetëm femrat “single” mund t’i kuptojnë

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 15 September 2017

Pasi kalon një moshë e caktuar, ku pjesa më e madhe e shoqërisë kanë një lidhje serioze, apo janë martuar dhe fejuar, t’i gjendesh i vetmi person single mes tyre.

Nuk është aspak e thjeshtë. Vetmia të duket edhe më e madhe, por nuk je e vetmja. Ka shumë femra të tjera në botë të cilat vuajnë të njëjtat gjëra si ty.

Por cilat janë problemet apo sikletet me të cilat duhet të përballesh çdo ditë? Zbulojini si më poshtë:

-Advertisement-

1 – Je gjithmonë aty me shoqen tënde të ngushtë dhe partnerin e saj. E gjen veten në dy situata, ose i sheh duke u ledhatuar ose duke u zënë në mënyrë të vazhdueshme përpara teje. Sa qejf!!!!

2 – Edhe ftesat që të vijnë nëpër vente, në shumicën e rasteve të duken si ftesa keqardhjeje. Edhe nuk ke faj, pjesa më e madhe e tyre janë për vente ku ndihesh totalisht e tepërt.

3 – Të prezantojnë gjatë gjithë kohës me miqtë më skandaloz të cilët janë single për një arsye shumë të dukshme!

4 – Fraza që dëgjon më tepër është “Do e gjesh dikë”, dhe kjo realisht të është kthyer në makth

5 – Gjatë gjithë kohës sheh shoqet e tua të dashuruara dhe të lumtura, ku nga njëra anë të bëhet qejfi, por nga ana tjetër është diçka që të kujton atë që mund të mos kesh kurrë.

6 – Shumica e shoqeve kanë filluar të telefonojnë vetëm në rast se partnerët e tyre janë të zënë ose jashtë qytetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera