Lajme

Këto parti kanë aplikuar deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 15 January 2021

Gjashtë subjekte politike kanë aplikuar deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka konfirmuar për Gazetën inFokus se deri më tani numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputet që kërkojnë të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje është 104.

“Deri më tani kemi pranuar aplikimin nga gjashtë subjekte politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që kërkojnë të çertifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje deri më tani është 104”, ka thënë Elezi.

Subjektet politike që kane paraqitur aplikimin e tyre deri më tani janë:

-Advertisement-

• Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (33 kandidatë);

• Jedinstvena Goranska Partija (16 kandidatë);

• Srpska Lista (20 kandidatë);

• Romani Iniciyativa (12 kandidatë);

• Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodzic (13 kandidatë);

• Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (10 kandidatë).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera