Lajme

Këto ministri i morën PDK, AAK dhe NISMA

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 05 September 2017

Marrëveshja e arritur dje pasdite në mes të koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re ka ndarë edhe hisen e secilës parti në postet ministrore.

Kështu partia e Behgjet Pacollit do ta ketë zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë Ministri, raporton RTK.

AKR-ja, do të udhëheqë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, të Bujqësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

PDK e Kadri Veselit do të ketë një  zëvendëskryeministër dhe gjashtë ministri.
Ministria e  Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës dhe Ministria për Dialog.

-Advertisement-

AAK do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe postin e kryeministrit, transmeton KP.

Nismës do t’i takojnë Ministria e Arsimit, ajo e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe një zëvendëskryeministër.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera