Lajme

Këto lagje të Prishtinës nesër nuk do të kenë ujë për 5 orë

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 17 April 2023

KRU Prishtina ka njoftuar se të martën e 18 prillit disa lagje në Prishtinë nuk do të kenë furnizim të ujit prej orës 09:00 e deri në ora 15:00.

Bëhet fjalë për lagjet Qershia,Swiss Village, Marigona 2 Veternik, Nic, Qëndresa, Zona Industriale Çagllavicë.

”Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, respektivisht ndërrimi i segmentit të linjës AC DN 250 mm me linjë të re HDPE”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

-Advertisement-

“Realizimi i punimeve të tilla ndodh për një infrastrukturë ujore më funksionale dhe furnizim më të mirë me ujë të pijshëm”, përmbyllet njoftimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës

Të tjera