Lajme

Këto lagje e fshatra në Pejë nga sot do të mbesin pa uji

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 16 September 2020

Këtë e ka bërë të ditur kompania e ujësjellësit “Hidrodrini” përmes një njoftimi, shkruan Gazeta Infokus.

E një gjë e tillë sipas këtij njoftimi po bëhet për shkak të mungesës së reshjeve gjatë muajit Gusht dhe gjatë kësaj gjysme të muajit Shtator e cila ka shkaktuar thatësira të mëdha në rajonin e Pejës.

“Nga ora 15:00 deri në ora 19:00 – çdo ditë, reduktime do të ketë në:BT ‘QENDRA’ – Rrugët ‘Mbretëresha Teutë’, ‘Lekë Dukagjini’, ‘Gjergje Fishta’, ‘Halil Agusholli’, ‘Asllan çeshme’, ‘Riçard Hollbruk’!BT ‘ KAPESHNICA’ – Rrugët ‘’Mbreti Zog’, ‘Brigada kosovare’, ‘Zatrat’, ‘UÇK’!BT ‘XHEMAJL KADA” – Rrugët ‘Sylë Hasani’, ‘Ilaz pashë Dibra’, ‘Naum Veqilharxhi’!”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Për derisa nga ora 08:00 deri në ora 21:00 do të kenë rudiktime Vitomerica (Arbneshi) – Rrugët ‘Mulla Zekë Bërdyna’, ‘Alia Izetbegoviç’,f shati Loxhë
“Nga ora 12:00 deri në ora 19:00 dhe nga ora 24:00 deri në ora 07:00BT ‘Haxhi Zeka’, BT ‘DARDANIA’dhe BT ‘FIDANISHTE’”, thuhet në njoftimin e Hidrodinit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera