Fokus

Këto Komuna në Kosovë nuk kanë stacion të autobusëve

Autori: Anita Krasniqi 14:51 | 21 December 2018

E pa besueshme por e vërtetë.

Katër komuna në Kosovë nuk kanë stacion të autobusëve.

Në komunën e Klinës, Hanit të Elezit, Shtimes dhe e Vushtrrisë qytetarët nuk kanë një strehë ku ta presin autobusin sikur në të gjitha vendet tjera.

-Advertisement-

Disa nga këto komuna nuk kanë para për ta ndërtuar një të tillë, e disa nuk kanë tokë ku ta ndërtojnë.

Ibër Elezaj nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Klinë, tregon për gazetën inFokus se projektin për ndërtim të stacionit të autobusëve e kanë adresuar te dy donatorë por nuk kanë marrë ende përgjigje.

“Ne projektin e kemi të gatshëm e kemi dërgu të donatorë të ndryshëm nuk kemi ende përgjigje, kemi konkuru me projekt të gatshëm e kemi ne kemi caktu dy vende, ose të stacioni i Trenit ose te vendi i zjarrëfiksëve, por derisa t’a marrim pronësinë”, thotë Elezaj.

Ndërsa në Han të Elezit po del të jetë pengesë autostrada “Arbër Xhaferi”, ndërsa paratë janë siguruar.

Kujtim Bërnjani nga drejtoria e Shërbimeve Publike bëri të ditur se 20 mijë euro janë ndarë për të ndërtuar stacionin e autobusëve.

“Kemi ndarë buxhet 20 mijë euro për ndërtimin e stacionit të autobusëve, por ende nuk e kemi përcaktuar lokacionin, për arsyje se autostrada “Arbër Xhafer” po na pengon në rrugën që ne kemi planifikuar të rregullojmë,e tash ende nuk kemi marrë një lokacion të ndërtuar atë” tha ai.

Shtimes nuk i duhet stacioni

E në komunën e Shtimës kanë një arsyetim tjetër interesant.

Halil Halili, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Shtimes tha se nevoja për ekzistencën ë një stacioni të autobusëve mbetet për të diskutuar.

Sipas tij vend ndodhjet të cilat i shfrytëzojnë kompanitë që bëjnë transportin e udhëtarëve po dalin të jenë të mjaftueshme.

“Sa i përket çështjes së stacionit të autobusëve është duke u trajtuar qe sa kohë në komunën tonë. Jemi duke trajtu këtë si vendosje për objekt dhe si stacion,duke i shqyrtuar mundësitë buxhetore. Ne jemi duke e trajtuar edhe në aspektin e arsyeshmërisë dhe nevojën e ekzistimit të nevojës të një stacioni të autobusëve, ngase nuk po dëshirojmë të krijojmë një stacion i cili pas një kohe do të demolohet për zhvillimin e Komunës “, thotë Halili.

Gazeta inFokus ka raportuar edhe për Komunën e Vushtrrisë e cila nuk ka stacion të autobusëve, por kryetari Xhafer Tahiri premtoi se në periudhën 3 vjeçare do të përfundoj ky projekt. (LINKU)

Në Drenas, qytetarët e presin trenin në restorant

Ndërkaq, Komuna e Drenasit përballet me një telashë tjetër por që lidhet me stacionin.

Stacioni i trenave është kthyer në restorant.

Bekim Dobra, zëdhënës në Komunën e Drenasit, tha se sigurimi i vendqëndrimeve dhe rehabilitimi i këtij stacioni është kompetencë ekskluzive e hekurudhave të Kosovës.

Ai shtoi se pas kërkesave të tyre nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për këtë çështje.

“Ne si komunë disa herë e kemi ngrit si shqetësim për mungesë të stacionit të trenit për qytetarët dhe iu kemi drejtuar hekurudhave të Kosovës për të rregulluar këtë çështje që të kenë qytetarët një vendqëndrim për të pritur trenin,kjo është kompetencë ekskluzive e hekurudhave të Kosovës të cilës iu kemi drejtuar me shkresë zyrtare kërkesat tona”, ka treguar Dobra.

Në një përgjigje për gazetën inFokus, Vlora Jahaj, zyrtare për infomim publik në Infrakos ka thënë se momentalisht nuk kanë mundësi buxhetore që të ndërtojnë ndonjë vendqëndrim të udhëtareve.

“Ju e dini qe një prej stacioneve të rrënuar dhe të djegur tërësisht ka qenë edhe stacioni i Drenasit dhe po ky stacion pas të gjitha procedurave është dhënë me koncesion me datë 16.02.2007 me kohëzgjatje prej 15 vitesh ku janë paraparë me kontratë renovimi dhe adoptimi i objektit pa iu ndryshuar konstruksioni me vlerë prej 74.000.00 euro”.

Të gjitha këto komuna kanë pohuar se në vitin 2019 presin të fillojnë projektin e ndërtimit të stacionit të autobusëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera