Lajme

Këto janë zhvillimet e fundit në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 05 April 2022

Udhëheqësit botërorë po reagojnë ndaj raporteve të dokumentuara të vrasjeve civile në Bucha, një qytet afër Kievit, me SHBA-të dhe aleatët evropianë që paralajmërojnë shtim të sanksioneve ndaj Rusisë.

Ambasadori i Rusisë në OKB ka mohuar çdo masakër në Bucha dhe ka akuzuar Ukrainën për përfshirje në një “provokim të organizuar” me vendet perëndimore, megjithëse Rusia nuk ka dhënë asnjë provë për këtë.

Autoritetet ukrainase thanë se trupat e 410 civilëve ishin gjetur në zonat përreth Kievit deri më tani, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për gjenocid dhe do të mbajë fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku pritet të raportojë atë që dëshmoi në Bucha në fillim të kësaj jave, që shënoi edhe udhëtimin e tij të parë jashtë kryeqytetit që nga fillimi i pushtimit.

Raporte të shumta nga analistë perëndimorë tregojnë se forcat ruse janë tërhequr nga veriu i vendit, duke përfshirë zonat pranë kryeqytetit Kiev, dhe po synojnë të rigrupohen e të fokusohen në marrjen e Ukrainës lindore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera