Sport

Këto janë ndeshjet e sotme që luhen në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 20 October 2020

Dy ndeshjet e para të xhiros së shtatë në elitën e futbollit kosovar zhvillohen sot, shkruan Gazeta inFokus.

Drenica pret Arbërinë në stadiumin “Bajram Aliu” në Skëndëraj.

Nikoqiret  deri më tani kanë dy fitore, dy barazime dhe dy humbje në gjashtë xhiro të luajtura deri më tani.

-Advertisement-

Arbëria gjendet në poziten e pestë, kurse Drenica në të gjashtën, por të dyja kanë nga 8 pikë.

Sfida tjetër është ajo mes Besës së Pejës dhe Llapit.

Ekipi nga Peja ka arritur të fitoj vetëm një ndeshje dhe ka pesë humbje, duke u radhitur e 9-ta në tabelë, klurse Llapi është në pozitën e fundit me asnjë fitore në gjashtë xhiro.

Të dyja ndeshjet luhen sot me fillim nga ora 14:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera