Shëndetësi

Këto janë vetitë shëruese të lakrës turshi

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 01 November 2017

Aftësia shëruese e lakrës turshi tejkalon shumë bimë medicinale të njohura. 100g të lakrëës turshi përmban rreth 20 mg të vitaminës C. Në vijim janë vitamina A, acidi folik, magnezi, hekuri, fosfori, kalciumi, kaliumi, natriumi, substancat e rënda dhe proteinat.

Është burim i shkëlqyer i vitaminës B12, prandaj rekomandohet veçanërisht për vegjetarianët. Lakra e kuqe është deri në shtatë herë më shëruese se e bardha, dhe ngjyra e saj tregon se ajo përmban antocianine shëruese.

Kurë për traktin digjestiv

-Advertisement-

Ajo që e bën lakrën turshi të ndryshme nga lakra e freskët është te bakteret probiotike. Lakra turshi është ushqim burimor i fermentuar, e pasurar me kultura probiotike në mënyrë natyrale. Prandaj, lakra turshi është shumë e rëndësishme në trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara nga çekuilibri i florës së zorrëve, veçanërisht pas terapisë me antibiotikë ose kimioterapisë. Ka efekt të dobishëm për lukthin dhe zorrët, në mikroflorën e tyre duke i bën mirë tretjes.

Gjithashtu ndihmon në tretje e ushqimeve yndyrore dhe shpejton metabolizmin, i cili nxit nxejerrjen e substancave toksike nga trupi dhe pastron dhe rigjeneron mëlçinë. Kështu, pastron gjakun, ngadalëson plakjen dhe forcon rezistencën e trupit.

Shëron plagët dhe djegiet

Lakra turshi përshpejton shërimin e plagëve, dhe vepron tek reumatizma dhe inflamacioni i venave. Lokalisht mund t’a përdorni për të lehtësuar kruarjet e lëkurës për shkak të inflamacioneve të ndryshme alergjike, djegiet e vogla, kafshimet e insekteve, veçanërisht bletët ose grenzat. Në vendin e prekur vendosni një shtresë të fletëve të lakrës turshi dhe mbështilleni me fashë ose gazë. Nëse keni kokëdhimbje vëreni në ballë një fletë të lakrës turshi dhe mbështilleni atë me gazë.

GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera