Këto janë vajzat shqiptare që zemrën ia falën miliarderëve të huaj!
Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 14 January 2020
Trendi i lidhjeve të vajzave të estradës shqiptare me meshkuj të huaj tashmë veç sa po shkon e po rritet.
Thuajse çdo muaj po zbulohet nga një lidhje e re e njërës prej personazheve të njohura të estradës shqiptare.
Pasi Genta Ismajli bëri bujë së fundi me romancën e saj me biznesmenin turk, është radha e Miss-it shqiptar, Agnesa Vuthaj, për të cilën po thuhet se është në lidhje tash e sa kohë me një miliarder indian.
34-vjeçarja e rritur në një fshat të Istogut duket se ka gjetur dashurinë tek një miliarder, 57-vjeçari Chetaan Sandesara nga India me të cilin Miss Kosova tash po jeton e lumtur.
Kjo lidhje thuajse është konfirmuar me anë të një videoje ku Agnesa dëgjohet prapa telefonit, duke xhiruar miliarderin në aeroplanin e tij provat.
Madje, ai kohët e fundit po jeton në Nigeri, vend ky të cilin edhe Vuthaj e ka vizituar, ndërsa ata janë takuar në Dubai ku ajo bënte udhëtime mjaft të shpeshta.
Agnesa Vuthaj shfaqet në aeroplanin privat të biznesmenit nga India, i zbulohet lidhja me 57-vjeçarin
E jo vetëm Agnesa, një indian tjetër i ka marrë zemrën një bukurosheje tjetër shqiptare.
Bëhet fjalë për Morena Tarakun e cila gjithashtu është në lidhje me një miliader nga India, e megjithëse lidhja e tyre ende nuk është konfirmuar, burimet pranë Tarakut thonë se ata tashmë janë në një lidhje serioze.
Morena dhe jeta e saj luksoze, ky është ‘koleksioni’ i veturave në oborrin e saj
Megjithatë, një lidhje që tashmë është konfirmuar dhe po duket se po shkon shumë bukur, është ajo e Genta Ismajlit me biznesmenin turk, Husein Usta.
Genta dhe Usta kanë dalë në publik në fund të vitit të kaluar, duke konfirmuar se janë bashl dhe duke treguar se po kalojnë shumë kohë të bukura në praninë e njëri-tjetrit. Çifti po udhëtojnë bashkë në vendet e ndryshme të botës, kanë takuar familjet e madje edhe po bëjnë biznese, kështu duke i hapur edhe shumë dyer Gentës për bashkëpunime me artistë të njohur turk dhe një mundësi për një karrierë në Turqi.
Genta Ismajli rrethohet me dhurata super të shtrenjta nga i dashuri
Ndërkohë, ajo që u kritikua shumë pasi u martua me një burrë që nuk ishte shqiptar, është Adelina Tahiri.
Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia ka befasuar të gjithë kur ka zbuluar se është martuar me një avokat Maqedoni, i cili është edhe një biznemen shumë i pasur. Megjithatë, Adelina ka kaluar të gjitha fjalët dhe sharjet dhe momentet e vështira dhe tani po jeton e lumtur me Serjozha Markov dhe me djalin e tyre, Jonin.
Të gjitha këto vajza të famshme nga estrada jonë njihen për jetën luksoze që bëjnë, për udhëtimet e shpeshta dhe rrobat super të shtrenjta që vazhdimisht reklamojnë në profilet e tyre në rrjetet sociale dhe veturat e shtrenjta që ngasin!
Të tjera
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...
-
Osmani takohet me ambasadorin francez, u diskutuan mbajtja peng e kosovarëve dhe arrestimet e policëve në zonat kufitare
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliv...
-
DASH thirrje autoriteteve serbe për transparencë: Arrestimi i policëve të Kosovës përshkallëzon situatën
Nga orët e para të së mërkurës, mbi 300 qytetarë të Kosovës ishin bllokuar në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën sot
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lu fte
Policia serbe ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se i njëjti ka krye...
-
Çështja e dinarit: Besnik Bilslimi flet pas takimit tre palësh në Bruksel
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Hovenier kërkon lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që autoritetet serbe ...
-
Kjo është deklarata e plotë në Polici e gruas së Akil Gjakovës: “Kam fotografi të dhúnës së ushtruar ndaj meje” (Dokumente)
Në një deklaratë të dhënë më 13 prill në stacionin e policisë në Pejë, S.Gj e...
-
Serbia dënon Shqiprim Arifin me rreth 500 euro pse vendosi flamurin kombëtar për 28 Nëntor
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, është dënuar me 55.000 dina...