Këto janë tri marrëveshjet që ministritë e Brendshme të Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruan sot
Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 26 November 2021
Sot në Elbasan u mbajt mbledhja e përbashkët, e shtata me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të kësaj mbledhje ministritë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nënshkruan tri marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshjet u nënshkruan nga Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi.
Këto janë tri marrëveshjet e nënshkruara:
Marrëveshja për rregullat e Trafikut Lokal
Me marrëveshjen për rregullat e Trafikut Lokal Kufitar, do të definohet lëvizja e lirë e banorëve të brezit kufitar. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, banorët do të kenë mundësi të lëvizin me lejekalimi të veçanta në zonat kufitare të përcaktuara përgjatë tërë vijës kufitare mes dy vendeve në brendësi të territorit deri në 30 km. Lëvizja e lirë do të lehtësojë jetën e banorëve të brezit kufitar të cilët kanë lidhje familjare, ekonomike e arsimore mes vete. Nxënësit do ta kenë më të lehtë qasjen në shkollim. Do të hapen pika kufitare të përkohshme kalimi kudo që paraqitet nevoja për festa, aktivitete kulturore, sportive apo emergjenca. Do të zhvillohet ekonomia lokale, turizmi agrar, do të rriten shkëmbimet mes dy vendeve e do të ngritet bashkëpunimi kulturor. Do të krijohet një perspektivë e re më e mirë mes komunave dhe qyteteve kufitare të dy vendeve.
Marrëveshja për ri-kategorizimin e pikës kufitare Krushevë – Shishtavec
Marrëveshja për ri-kategorizimin e pikës kufitare Krushevë – Shishtavec, do ta kalojë pikën kufitare nga kategoria C në B dhe do të jetë pikë e rregullt e kalimit kufitar me kapacitet të plotë pune 24/7. Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje, do të përcaktohet se Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar do të punojë në orar 24/7 për trafik kufitar të udhëtarëve, mjeteve dhe mallrave jo – komerciale. Objekti i ri i Pikës së përbashkët kufitare tashmë është ndërtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë, në Shishtavec dhe është i gatshëm për funksionim. Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar do të fillojë të funksionojë sipas kategorisë B të përcaktuar në këtë marrëveshje, menjëherë pas hyrjes në fuqi të së njëjtës, njofton Mpb, transmeton Klankosova.tv.
Marrëveshja për lehtësimin e procedurave për marrjen e lejeqëndrimeve
Kjo marrëveshje do të prodhojë lehtësira në marrjen e lejeqendrimit të përkohshëm i cili tani do të merret për 5 vite; Do të ketë lehtësira në kriteret dhe heqje të barrierave burokratike. Në këtë mënyrë, shtetasit e palëve nënshkruese në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në pesë (5) vite për ndonjërën nga arsyet në vijim: ribashkimit familjar; arsimit parauniversitar ose arsimit të lartë; kërkime shkencore; Arsye humanitare, duke përfshirë refugjatët, personat nën mbrojtje plotësuese, dhe personat me status të pa shtetësisë; viktimat e trafikimit me njerëz ose viktimave të kontrabandës me migrant dhe të huajt të cilët kanë shprehur vullnet të bashkëpunimit me autoritete kompetente; punës; dhe punësimit të punëtorit të sistemuar.
Të tjera
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...