Këto janë tri kriteret që duhet t’i plotësoj profili për Kryeministër, sipas kryesisë së LDK-së
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 24 August 2019
Kryesia e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, edhe pse nuk e nxori emrin e kandidatit për kryeministër, megjithatë vendosi krieteret mbi bazën e të cilave do të përcaktohet kandidati për kryeministër nga kjo parti.
Gazeta Blic nga burime brenda takimit të sotëm të Kryesisë ka marrë vesh, se shumica e anëtarëve janë pajtuar për parimet që duhet t’i ketë kandidati për kryeministër.
Si kriter më i rëndësishëm, është emri i cili potencialisht mund t’i fitoj zgjedhjet.
“Kriteri i parë është kandidati që ka potencialin më të madh t’i fitoj zgjedhjet, rrjedhisht kandidati i cili arrin ta mobilizoj votuesin e LDK-së”, tha ky burim.
Si kriter i dytë, duhet të jetë dikush i cili është i njohur me qëndrimin konsistent anti- PDK.
Dhe kriteri i tretë që duhet ta ketë profili i kandidatit për kryeminsitër, raportet që ka me ndërkombëtarët.
Sipas këtyre burimeve, bazuar në këto kritere, Vjosa Osmani i ka gjasat më të mëdha për t’u nominuar si kandidate e LDK-së për kryeministër.
Ajo tha se kjo do të bëhet e ditur përmes një konference që do ta mbajë LDK-ja.
Ndërkohë, Lutfi Haziri i cili kishte ambicie për t’u nominuar si kandidat për kryeministër, nuk mori fare pjesë në mbledhje. Bashkë me të mungoi edhe Agim Veliu, që njihet si një prej njerëzve më të fort në parti.
Ndërkaq, lideri i LDK-së ditën e premte ka theksuar se LDK ka hiq më pak se 4-5 profile për kandidat për kryeministër, derisa e ka përjashtuar veten nga kjo garë, raporton Gazeta Blic.
Pas mbledhjes së Kryesisë, Besian Mustafa nga LDK ka thënë se në mbledhjen e radhës do të diskutohet për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen.
“Nuk do të kemi koalicion me PDK-në. Në mbledhjen e radhës do të diskutohet për çështjen e koalicionit të mundshëm me Vetëvendosjen. Posti i kryeministrit i takon partisë më të madhe. Janë hapur diskutimet për mandatarin e LDK-së, por këto do të mbyllen të hënën”, u shpreh Mustafa, raporton Gazeta Blic.
Mustafa ka shtuar se në LDK ka mjaft kandidat që janë të përgatitur për të marrë postin e kryeministrit
“Për momentin i vetmi pozicion është se s’do të kemi koalicion me PDK-në, e po diskutojmë për koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...
-
Nagip Krasniqi shkarkohet përfundimisht nga posti i kryeshefit të KEK-ut
Nagip krasniqi përfundimisht sot është shkarkuar nga Korporata Energjetike e ...
-
Kastrati për raportin e DASH-it: As Serbia në ëndrrat e saja më të mira nuk do të besonte se si pushteti i VV-së do të mund ta demolonte Kosovën në këto përmasa
Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e f...
-
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës
Në Universitetin e Prishtinës, sot është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dek...
-
Osmani: Në draftin e Asociacionit ka gjëra që mund të keqpërdoren, Kushtetuesja duhet t’i mënjanojë ato
Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e...
-
Musliu Shoshi: Kurti ka thënë se pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera, tani as nuk i takon familjarët e tyre
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ...
-
Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmar...
-
Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshto...
-
Abazi: Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet në veri, jo të shpallet Serbia desktruktive – ashtu siç edhe është
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet...