Sport

Këto janë tri Kombëtaret që e siguruan Play-Offin e Ligës së Kombeve

Autori: Erion Maliqaj 23:26 | 18 November 2018

Portugalia, Anglia dhe Zvicra, janë tri Kombëtaret që e kanë siguruar Play –Offin në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

 

Portugalia edhe pse ka edhe një ndeshje për ta luajtur, e ka siguruar gjysmëfinalen pasi renditet e para në grupin e tretë të Ligës A më 7 pikë pas 3 ndeshjeve.

-Advertisement-

 

Ndeshjet e fundit, Portugalia e luan kundër Polonisë, e cila ka vetëm 1 pikë dhe është e fundit në renditje.

 

Anglia sot arriti që ta mposhtë Kroacinë për ta rrëmbyer pozitën e parë në grup me 7 pikë, 1 më shumë sesa Spanja dhe 2 më shumë se Kroacia e cila mbetet në pozitën e fundit në grupin e katërt në Ligën A.

 

Kombëtarja e tretë që e ka siguruar kalimin tutje është Zvicra, e cila arriti që të bëjë rikthim të madh, pasi ishte duke humbur 0:2, por zviceranët u rikthyen duke triumfuar 5:2 dhe kështu e u kualifikuan në gjysmëfinale.

 

Zvicra kishte pikë të njëjta me Belgjikën, por gol-dallim më i mirë, ndikoi në fund që zviceranët të kualifikohen.

 

Të hënën, pritet të mësohet edhe gjysme-finalisti i fundit, ku Holanda do të jetë mysafire e Gjermanisë.

 

Fitorja ose barazimi e ia siguron Holandës Play-Offin, ndërsa fitorja e Gjermanisë e dërgon Francën në gjysme –finale të Ligës se Kombeve./ Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera