Lajme

Këto janë tri kërkesat e kryetarëve të komunave serbe

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 28 March 2018

Kryetarët e dhjetë komunave serbe kanë përfunduar takimin në Mitrovicën e Veriut me tri kërkesa për Qeverinë e Kosovës. kryesorja prej tyre, është formimi i asociacionit.

“Derisa Prishtina të mos jetë e gatshme ta formoj asociacionin e komunave serbe brenda tri javësh, serbët do ta formojnë vet”, shkruan në njërën nga kërkesat e votuara në fund të mbledhjes së krerëve të serbëve të Kosovës, shkruan Infokusi.com

Sipas tyre, Asociacioni duhet të formohet në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe nuk do të pranohet në asnjë mënyrë vendimi i Gjykatës Kushtetuese që hedhur poshtë pjesën më të madhe të kompetencave të këtij Asociacioni.

-Advertisement-

Sipas krerëve të serbëve të Kosovës, në këtë formë nënkupton sikur të mos formohej fare.

Kërkesë tjetër e tyre është dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj dhe drejtorit të Policisë. Me këtë rast ata kanë kërkuar dënimin e të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj qytetarëve serbë dhe përfaqësuesve të medies të hënën kur u arrestua drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Në pikën e tretët të kërkesës u bëhet apel institucioneve të sigurisë, KFOR dhe EULEX që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë që ta mbrojnë  popullin serb në këto hapësira./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera